Pse me na zgjedh neve?

Bjeshkë që flasin vetë
Kush vjen një herë në Istog, e kupton pse ia vlen. Ne të çojmë aty ku rruga përfundon dhe fillon aventura – natyrë e gjallë, pa zhurmë, pa beton.

❤️ Zemra jonë është këtu
E kemi nis këtë punë me dashni për vendin, e jo veç për biznes.
Çdo motor, çdo xhiro, çdo klient – për ne ka rëndësi, sepse jeni mysafirë në shtëpinë tonë.

Me shpirt për vendin tonë
E kemi nisë me zemër – për me tregu sa i bukur është ky vend.
Dashnia për natyrën dhe për Istogun na shtyri me kriju diçka ndryshe, për ty.
Si funksionon?
Veç 3 hapa të thjeshtë!
01
Zgjedhe motorin
Zgjedhe ATV-n që t’pëlqen – a do diçka të shpejtë për adrenalinë apo një xhiro të qetë me shoqni? Na i kemi gati për çdo lloj rruge.
02
Merr udhëzimet
Na t’këshillojmë ku me shku, cilat shtigje janë ma të bukurat, edhe qysh me e shfrytëzu krejt kohën n’bjeshkë. Nuk je vetëm!
03
Nise aventurën!
Hip në motor, ndjej lirinë edhe shijo natyrën si kurrë më parë. Çdo moment me ne është një kujtim i ri.

